(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Komunist. Lindi në Mavrovë, Vlorë, më 1923. Përgjegjës për një numër krimesh, që nga viti 1942, kur iu bashkua forcave partizane, e deri më 1982, kur u përjashtua nga PPSH. Batalioni partizan i drejtuar prej tij (Bat. I, Brig. V) shkrumboi fshatin Sinë (Dibër), më 1944. Për 38 vjet mbajti poste të larta në administratën e diktaturës, sidomos në organet shtypëse të saj: Sigurim i Shtetit, Ministri e Brendshme (25 vjet ministër, 1954-1979) dhe Ministri e Mbrojtjes (ministër, 1979-1982). Ka vrarë dhe torturuar njerëz me dorën e tij, si në rastin e Teme Sejkos. Më 1982 u shkarkua nga të gjitha funksionet. Më 1983 u dënua me vdekje dhe u pushkatua. Një nga akuzat në gjyq ishte për djegien e Sinës 38 vjet më herët. AQSH, F. 14, V. 1944, D. 53, Fl. 45-46; (Kastriot Dervishi, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, (Tiranë: 55, 2011)
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit