HEKALI (hamitaj) Qazim Selfo

HEKALI (hamitaj) Qazim Selfo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1883, në Hekal, Mallakastër. Nipi i Rrapo Hekalit. Pjesëmarrës në ngritjen e flamurit në Vlorë, 1912. Më 1914 u burgos nga rebelët e Haxhi Qamilit. Më 1918-19 hapi me shpenzimet e tij një shkollë shqipe në Hekal. Mori pjesë në luftën e Vlorës, 1920; forcat e Mallakastrës në këtë luftë i drejtonte xhaxhai i tij, Halim Hamiti. Më 1943 krijoi një çetë për të luftuar pushtuesit, drejtimin e të cilës ia la të birit, Selfos, rënë në luftë, qershor 1943. Q.H u vra nga komunistët, bashkë me të birin, Izet Hekalin [shih], më 29 tetor 1943. Agim T. Cfiri Tefik Cfiri, Testamenti, (Tiranë: Lumo Skëndo, 2004), 192, 195, 202; AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 527

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]