HEQIMAJ Skënder
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Visokë, Fier. Më 10 maj 1961, me vendim nr. 54, Gjykata Fier e dënoi për fyerje të përfaqësuesit të pushtetit dhe të plotfuqishmit, me 1 vit burg. Më 17 janar 1992, me vendim nr. 3, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Fieri në Shtyllas, Fier, prej 1 maj 1966 deri më 30 shtator 1991, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 143-144

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]