HIDRI Marie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1934, në Skuraj, Mat. Është internuar për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Kruja në Berat e Lezhë, prej 10 janar 1945 deri më 10 dhjetor 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 639-640

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]