Historia e Informatikës
- Abacus (numëratore) u ndërtua rreth 5.000 vjet më parë. Ky mund të konsiderohet kompjuteri i parë. Kjo pajisje u lejonte përdoruesve të bënin llogaritje duke përdorur sistemin me kokrra rrëshqitës të vendosura në një mbajtëse. Por me përhapjen e lapsit dhe letrës, në Europë abakus-i e humbi rëndësinë e tij. U deshën rreth 12 shekuj për të ndërtuar një tjetër pajisje llogaritëse më të përparuar.
- Në 1642 Blaise Pascal (1623-1662), djali 18-vjeçar i një taksidari francez, ndërtoi një makinë llogaritëse numerike me mekanizma për të ndihmuar të atin në punën që bënte.Këtë pajisje ai e quajti Paskaline.Ajo përbëhej nga tetë disqe të lëvizshëm për të kryer shumën deri me tetë shifra. Paskalina përdorte sistemin me bazë dhjetë.
- Në 1694, një matematikan dhe filozof gjerman, Gottfried Wilhelm von Leibniz (1646-1716), përmirsoi Paskalinen duke krijuar një makinë me ingranazhe dhe mekanizma. Kjo pajisje mund edhe të bënte produktin e numrave. I pavarur nga shënimet e Paskalit , Leibniz mundi ta përmirsonte makinën e tij.
- Francezi Charles Xavier Thomas de Colmar, krijoi një makinë që kryente katër veprimet bazë aritmetike. Makina e tij u quajt Arithmometër dhe jepte përshtypjen e një llogaritësi (makinë llogaritëse) pasi mund të mblidhte, zbriste, pjestonte dhe shumëzonte.
- Fillimet e para të vërteta të ndërtimit të kompjuterave siç i njohim dhe ne, lidhen me një profesor matematike Anglez, Charles Babbage (1791-1871). Që në 1812 Babbage vuri re një harmoni natyrale mes matematikës dhe makinave. Makinat ishin të sakta në realizimin e detyrave të përsëritura pa bërë gabime.Pas një pune dhjetë vjeçare ai ndërtoi makinë e parë me qëllim të shumfishtë të cilën e quajti Analytical Engine (Mororri analitik)
- Në 1889, Amerikani Herman Hollerith (1860-1929), aplikoi konceptin e tezgjahut në llogaritje. Detyra e tij e parë ishte të gjente një rrugë më të shpejtë për të kompjuterizuar regjistrimin e U.S. Ndryshe nga Babbage, Hollerith përdori karta për të ruajtur të dhëna. Këto karta ai i vendoste në një makinë e cila kompilonte rezultatin mekanikisht.Cdo shenjë në një kartë paraqiste një numër dhe kombinimi i dy shenjavë prezantonte një shkronjë. Hollerith solli në botën e biznesit lexuesin e kartave të shënuara duke krijuar në 1896 Tabulating Machine Company e cila më vonë në 1924 u quajt International Business Machines (IBM).
- Vannevar Bush (1890-1974) ndërtoi në 1931 një makinë për zgjidhjen e ekuacioneve diferenciale. Makina mund të zgjidhte ekuacionet diferenciale kompleksë. Makina ishte e rëndë dhe e pavolitshme sepse ndërtohej nga qindra ingranazhe dhe mekanizma. Ky konsiderohet edhe si kompjuteri analog. Për të eliminuar këto mangësi, një profesor në Iowa State College John V. Atanasoff dhe asistenti i tij Clifford Berry parashikuan një makinë tërësisht elektronike të bazuar në sistemin binar të Boole-it. Këtu i hapet rruga ndërtimit të kompjuterave pa mekanizma.
GJENERATA E PARË (1945-1956)
Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, qeveritë urdhëruan të krijoheshin kompjutera të aftë për të shfrytëzuar potencialet strategjike të tyre. Kjo rriti interesin për studime në fushën e kompjuterave. Në 1941 inxhinieri gjerman Konrad Zuse projektoi një kompjuter të quajtur Z1 i cili përdorej për të dizenjuar aeroplane dhe raketa.
Forcat aleate, nga ana e tyre, bënë zbulime të tjera. Në 1943, britanikët ndërtuan një kompjuter të fuqishëm i cili u quajt Colossus. Ky superkompjuter i asaj kohe zbulonte kodet sekrete të mesazheve gjermane, konsiderohet arma bazë e fitimit të luftës kundra fashistëve. Impakti i Colossus në industrinë e ndërtimit të kompjuterave ishte i limituar për shkak se nuk ishte një kompjuter me përdorim të përgjthshëm, si edhe sepse kjo shpikje ishte mbajtur sekrete edhe për shumë dekada pas luftës.
Mark I (Automatic Sequence Controlled Calculator) ishte kompjuter i vërtetë elektronik. Ai përdorte sinjale elektromagnetike për të lëvizur pjesët mekanike. Makina ishte e ngadaltë (kërkonte 3-5 sekonda për llogaritje) dhe nuk ishte fleksible (sekuenca e llogaritjeve nuk ndryshohej) por kryente shumë mirë funksionet bazë aritmetike dhe ekuacionet komplekse.
Një tjetër kompjuter i krijuar si pasojë e luftës ishte dhe Electronic Numerical Integrator and Copmuter (ENIAC). Ky kompjuter u krijua nga qeveria Amerikane në bashkpunim me Universitetin e Pensilvanisë. ENIAC kishte 18.000 tuba vakumi, 70.000 rezistorë dhe 5 milion pika lidhjesh dhe për këtë arsye kompjuteri ishte një makineri shumë e madhe që konsumonte një energji prej 160 KW.
Në mes të viteve 1940 John von Neumann (1903-1957) në bashkpunim me Universitetin e Pensilvanisë inicjuan konceptet më të përparuara të asaj kohe për ndërtimin e kompjuterit. Këto ide mbetën në qëndër të vëmendjes për 40 vitet e ardhshme. Neumann krijoi në 1945 Electronic Discrete Variable Automatic Computer (EDVAC) e cila kishte memorie për të ruajtur data dhe programe.
Elementi kyç në arkitekturën e Neumann-it ishte njësia qëndrore e procesimit,e cila kryente të gjithë funksionet e makinës dhe koordinohej si një burim i vetëm. Në 1951,Remington Rand,ndërtoi UNIVAC I (Universal Automatic Computer).
GJENERATA E DYTË (1956-1963)
Zbulimi i tranzistorit në 1948 ndryshoi tërësisht zhvillimin e kompjuterave. Tranzistori zëvendësoi tubat e vakumit në televizorë, radio dhe kompjutera. Si rezultat i kësaj, përmasat e pajisjeve elektronike u reduktuan si kurrë më parë. Tranzistori u përdor për herë të parë në kompjutera në 1956. Tranzistori së bashku me memorien e parë me bërthamë magnetike shënojnë fillimin e gjeneratës së dytë të kompjuterave modernë.
Makinat e para të një shkalle të lartë që përdornin teknologjinë e tranzistorit ishin superkompjuterat e hershëm Stretch nga IBM dhe LARC nga Sperry-Rand. Këta kompjutera u krijuan për laboratorët e energjisë atomike dhe mund të mbanin një sasi të madhe të dhënash. Këto makina kishin një kosto të lartë. Gjenerata e dytë zëvendësoi gjuhën makinë me gjuhën e asemblimit e cila pranonte kode programi të shkurtuar në vend të kodeve të gjata e të vështira binare.
Ishte pikërisht kjo gjuhë programimi që i dha fleksibilitet kompjuterave. Gjuhët më të sofistikuara të një niveli të lartë si COBOL, FORTRAN etj, filluan të përdoreshin gjatë kësaj kohe, por që kanë vlerë dhe sot.
- GJENERATA E TRETË (1964-1971)
Edhe pse tranzistori ishte një përmirsim i qartë, ata akoma krijonin nxehtësi e cila dëmtonte pjesët e brendshme të ndjeshme të kompjuterit. Kuarci e eleminon këtë problem. Jack Kilby, një inxhinier ndërtoi qarkun e integruar (IC) në 1958. Qarku i integruar kombinonte tre komponentet elektronike në një pllakë të vogël silikoni e cila përbëhej nga kuarci.
Shkencëtarët më vonë mundën të vendosnin më shumë komponente në një chip të vetëm, të quajtur gjysëmpërcjellës. Si rezultat i kësaj kompjuterat u bënë më të vegjël. Në gjeneratën e tretë u zhvillua dhe sistemi operativ që i lejonte makinës të ekzekutonte disa programe në të njëjtën kohë.
- GJENERATA E KATËRT (1971-e tashmja)
Pas qarkut të integruar, kërkimet u përqëndruan në reduktimin e përmasave. Shkalla e lartë e integrimit (LSI) mund të vendoste në një chip me qindra komponentë. Në vitet 1980 u realizua shkalla shumë e lartë e integrimit (VLSI) e cila vendoste në një chip me mijra komponentë. Ndërsa Ultra-large scale integration(ULSI) e rrit numrin e komponenteve në milion. Mundësia për të vendosur bashkë këtë numër komponentesh e zvogëloi çmimin dhe përmasat e kompjuterave.
Në 1971 u krijua chip-i Intel 4004 në të cilin ishin vendosur të gjithë elementet e kompjuteri (CPU,memoria,kontrollerat I/O).
Mesi i viteve 70 shënon dhe shitjen e kompjuterave për konsumatorët. Këta mikrokompjutera u kompletuan me një paketë software e cila ofronte më shumë programe spreadsheet.
Në 1981 IBM krijoi PC e saj për përdorim shtëpiak, zyre apo shkolle. Në vitin 1981 u shitë rreth 5.5 milion PC dhe brenda 10 viteve ishin në përdorim rreth 65 milion PC. Në 1984 krijohet linja Macintosh e komanisë Apple. Macintosh ofronte një sistem operativ që u mundësonte përdoruesve të lëviznin ikonat në vend të shkrimit të instruksioneve dhe përdorimin e mouse-it. Kompjuterat u fuqizuan dhe u shtrinë në të gjithë globin. Nevojitej një lidhje mes kompjuterave të globit për arsye nga më të ndryshmet. Për këtë arsye u krijuan rrjete kompjuterit si LAN, WAN dhe u krijua Interneti. Hyri në përdorim posta elektronike.
- GJENERATA E PESTË (e tashmja dhe e ardhmja)
Për të përshkruar kompjuterat e gjeneratës së pestë, është disi e vështirë sepse jemi akoma në hapat e para. Shembulli më i famshëm i kompjuterave të kësaj gjenerate është trillimi HAL9000 i novelës Arthur C.Clarke, 2001 A Space Odyssey. HAL kryen të gjithë funsionet e tanishme të jetës reale. Me një inteligjencë artificiale, HAL mund të mbante konferenca me operatorët njerëzorë dhe të mësonte prej eksperiencës së tij. Nga vet emri i tij HAL9000 mund të jetë e largët koha e realizimt praktik të tij. Më e mira që mund të bëjmë është të presim.