HODAJ Fuat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1901, në Rexhin, Tepelenë. Arrestuar më 10 maj 1950. Më 16 shtator 1950, me vendim nr. 155, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «takim dhe ndihmën e dhënë kriminelave të arratisur», me 4 vjet burg me punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 875

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]