(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1890, në Mamurras, Krujë. Më 17 shtator 1949, me vendim nr. 142, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi për «bashkëpunim me bandat e kriminelëve të arratisur, në grup, ka bërë mbledhje të organizuar ku ka shtruar plane armiqësore për rrëzimin e organizimit shtetëror,» me 10 vjet burg , konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 593-594
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]