(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1940, në Tropojë. Më 23 dhjetor 1971, me vendim nr. 100, Gjykata e Lushnjës e dënoi «për krimin e agjitacionit e propagandës», me 7 vjet burg. Më 30 qershor 1973, me vendim nr. 29, Gjykata e Mirditës e dënoi «për krimin e sabotimit, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundra pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda», me 16 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 524
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]