HOXHA Gëzim Syrja
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1952, në Krujë. Është dëbuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Durrës në Mamurras nga datëlindja deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 34-35

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]