HOXHA Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Poshnje, Berat. Më 30 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e dënoi fajtor si «kriminel lufte» dhe «armik i popullit», me gjashtë muaj burg. Më 26 dhjetor 1945, dënimi iu fal. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 577-578

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]