(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1885, në Peqin. Më 20 gusht 1945, me vendim nr. 124, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi për «krime lufte dhe pjesmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar», me vdekje dhe konfiskim pasurie. Më 5 nëntor 1946, me vendim nr. 32, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Peqinit urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasunrisë së tundshme dhe të patundëshme të të dënuarit Idriz Çaushi nga katundi Sinametaj i Peqinit». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 374-375; Gazeta Zyrtare, 20 maj 1946, f. 6
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]