(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në Delvinë. Më 13 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi se «se si kryeplak i KNÇL së katundit Romanat ka kundërshtuar urdhrat e pushtetit të rrethit dhe është përleshur me policinë», me 5 vjet burg. Më 8 shtator, 1962, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi për« agjitacion e propagandë», me 6 vjet burg dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Liruar 23 nëntor 1962. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 657-658
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]