HOXHA Maksut
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Kolonjë. Më 8 shtator 1950, me vendim nr. 137, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “pjesëmarrës në një grup të organizuar dhe si kryesor grupi”, “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor se kanë takuar dhe strehuar kriminelët dhe diversantët e arratisur”, me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 504-505

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]