HOXHA Malo Myrteza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Drizë, Fier. Më 2 shtator 1945, me vendim nr. 116, Gjykata Ushtarake e dënoi si «ka qenë pjesëtar në organizatën tradhtare të Ballit Kombëtar dhe ka ndihmuar fashizmin Italian dhe Gjerman»dhe «është deklaruar si kriminel lufte dhe armik i popullit» me vdekje dhe konfiskim pasurie. Ekzekutuar më 4 shtator 1945. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 439; D. 6, FL. 255-256

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]