(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1926, në Kavajë. Më 5 maj 1946, me vendim nr. 118, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «krimin se ka marrë pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar»me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale. Më 14 shkurt 1979, me vendim nr. 10, Gjykata Kavajë e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit» me 14 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 259-261
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]