HOXHA Meçan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Vlorë. Diplomuar për agronomi. Më 17 qershor 1946, me vendim nr. 132, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi “se si armik i popullit dhe i pushtetit ka kryer këto faje: ka pasë lidhje me organizatën reaksionare të Tiranës, filloi organizimin e saj në Vlorë në lidhje me Abdurrahman Kreshpën, ka marrë udhëzime, ka bërë mbledhje, dhe jo vetëm nuk e dorëzoi këtë organizatë antipopullore, por dhe vazhdoi aktivitetin e tij derisa u arrestua”, me 15 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave për aq kohë. Më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 4 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 292-293; Tomorr Aliko, Gjysmë shekulli në kthetrat e djallit, (Tiranë: 2003), 38.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]