(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Ponarë, Bilisht. Më 6 shkurt 1951, Gjykata Territoriale e Korçës e dënoi se «ka bashkëpunuar dhe u ka dhënë ndihmë diversantëve», me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 745-746
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]