HOXHA Osman Muhamet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1906, në Kavajë. Më 18 janar 1946, me vendim nr. 625, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si «sabotator i pushtetit dhe armik i popullit» me kohën e paraburgimit dhe humbjen e të drejtës elektorale. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, FL. 287-288

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]