(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1878, në Gjirokastër. Arrestuar më 29 janar 1945. Më 2 shtator 1945, me vendim nr. 55, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi “se si armik i popullit ka kryer këto faje: ka bashkëpunuar me anë të milicisë fashiste për të çdukur Petro Sotën, ashtu siç u zhduk dhe këtë krim e ka bërë për të lehtësuar pozitën e tij për të shmangur pasojat për vajzën që ishte partizane,” me 5 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave për aq kohë. Më 18 dhjetor 1947, me vendim nr. 500, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi “se ka qenë anëtar i grupit reaksionar të Muhamet Hoxhës, ka marrë pjesë në mbledhjet e fshehta, kanë marrë vendime, kanë bërë propagandë kundra pushtetit, ka sabotuar ligjet e Reformës”, me 3 vjet burg, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. U lirua më 1949. Pasuria e tij u sekuestrua dy herë. Më 7 qershor 1945, me vendim nr. 52, Komiteti Ekzekutiv i Nën-prefekturës së Fierit, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, të reaksionarit», Rasim Hoxha. Më 11 nëntor 1947, me vendim nr. 144, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundëshme të “armikut të popullit” Rasim Hoxha nga Gjirokastra». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 368-369; D 8. Fl. 611-612; Gazeta Zyrtare, 8 gusht 1946, f. 8; Gazeta Zyrtare, 3 janar 1948, f. 2
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit