HOXHA Sefedin Rakip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1943, në Rajcë, Librazhd. Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Rajca në Kamëz (Tiranë), prej 14 nëntor 1948 deri më 31 dhjetor 1950, dhe internimin në Fier, prej 1 janar 1951 deri më 31 dhjetor 1955, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 113-114

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]