HOXHA Selim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1890, në Berat. Arrestuar më 20 tetor 1945. Më 19 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e dënoi si «armik i popullit, si spiun i rrezikshëm i Organizatës së Ballit Kombëtar» dhe «udhëheqës i fuqive Nazi-Balliste», me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Më 26 nëntor 1945, dënim i u zbrit në 10 vjet burg, ndërsa më 27 prill 1949, në 6 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 542-543

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]