HOXHA Xhavit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Patosi në Magërlliç, Fier, prej 5 mars 1950 deri më 5 dhjetor 1954, për motive politike. Më 11 nëntor 1947, me vendim nr. 149, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundshme të “armikut të popullit” Xhavit Hoxha nga katundi Margelliç». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 430; Gazeta Zyrtare, 3 janar 1947, f. 8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]