HOXHA Xhevit Sali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Drizë, Fier. . Më 23 dhjetor 1947, me vendim nr. 874, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi si “armik i popullit”, me 2 vjet burg. Më 26 gusht 1950, me vendim nr. 133, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi “për bashkëpunim me banda të armatosura”, me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 313-314

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]