HOXHA Ymer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Rremull, Mat. Arrestuar më 20 tetor 1946. Më 10 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi fajtor për «bashkëpunim me kriminelët e luftës», me 2 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave politike baras me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 650-651

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]