HOXHAJ Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Vlorë. Më 11 qershor 1945, me vendim nr. 42, Gjykata Vlorë e dënoi për «kriminel të luftës Nac. Çlirimtare», me 30 vjet burg. U lirua nga burgu në 1949. Më 17 qershor 1955, me vendim nr. 44, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut» dhe për «agjitacion e propagandë», me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl.526-527

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]