HOXHAJ Dule Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, Buzë Kalemaj, Tepelenë. Më 3 qershor 1993, me vendim nr. 875, Gjykata e Durrësit vërtetoi njohjen e faktit juridik të vrasjes në përpjekje me forcat partizane, të Dule Hoxhajt, më 2 nëntor 1943, në Rehovë të Beratit. Ka qenë i rreshtuar me forcat e Ballit Kombëtar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 306-307

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]