HOXHAJ Farzilete
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Gjorm, Vlorë. Është dëbuar për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Vlora në Gërnec (Vlorë), prej 24 shtator 1969 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl.497-498

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]