HOXHALLARI Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Bogdar, Berat. Më 15 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «bashkëveprim me bandat diversante», me 15 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet. Vdiq në burg, më 1954. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 599-600; Liria, 25 maj 1994

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]