HUNDA Demir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1898, në Libohovë. Arrestuar më 22 dhjetor 1944 nga Divizioni Mbrojtjes Popullit, si kriminel lufte. Më 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi me akuzën si «kriminel lufte», me 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike për aq kohë. Vdekur në burg më 24 gusht 1949. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 280-281; AMB, F: Divizioni i Mbrojtjes Popullit, D. 15; Liria, 27 janar 1993

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]