HURSHITI Javer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Politikan. Lindi në 1880, në Afkazi, Kaukaz. U diplomua në Stamboll. Zotërues i disa gjuhëve të huaj. Gjatë Luftës I Botërore, u internua në Korfuz, Greqi. Kryetar i forcave të Gjirokastrës në Luftën e Vlorës, 1920. Deputet i Gjirokastrës më 1925, ministër i Kulturës dhe zv/ministër i Drejtësisë. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e dënoi si «kriminel lufte», me vdekje, pushkatim. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 600

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]