HURSHITI Rustem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Tiranë. Është dëbuar për motive politike. Më 1 qershor 1992, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Tirana në Lushnjë, prej vitit 1946 deri më 30 shtator 1991. Brenda kësaj periudhe, 5 vjet ka qenë i internuar. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 621

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]