(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1915, në Ponçarë, Korçë. Më 19 nëntor 1945, me vendim nr. 19, Gjykata Ushtarake Kolonjë e dënoi “për kontrabandë e spiun i reaksionit grek”, me 20 vjet burg. Më 20 janar 1947, me vendim nr. 13, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për “tentativë arratisje nga burgu për qëllime armiqësore”, me 30 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për aq kohë. Më 1949, u lirua. Më 9 qershor 1951, me vendim nr. 92, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi “për pjesëmarrje në grup dhe bashkëpunim me diversantët”, me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 162
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit