HYSA Hajdar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1894, në Vleshë, Peshkopi. Më 21 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e dënoi se «ka strehuar dhe furnizuar kriminelin e luftës, Cen Elezin», me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare baras me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 9-10

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]