(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1913, në Grekan, Gramsh. Arrestuar më 6 qershor 1945. Më 6 qershor 1946, me vendim nr. 68, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi “si kriminel lufte dhe armik i popullit, ka kryer këto faje: pjesëtar i këshillit N. Çl të katundit Grekan, ka dezertuar dhe është bashkuar me bandën e Gani Mirakës, ka marrë pjesë me këtë bandë në rrethimin e partizanëve”, me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e drejtës elektorale për aq kohë. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 9-10
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]