HYSA Selim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1879, në Dibër. Arrestuar më 15 prill 1946, vdiq në burg më 1952. Më 9 gusht 1946, me vendim nr. 100, Komiteti Ekzekutiv i K.P. së Nën-prefekturës së Shumbatit, vendosi «sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tundshme e të patundshme, të të burgosurit si armik i popullit», Selim Hysa, nga katundi Lashkizë e Dardhës. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 12, Fl. 96; Gazeta Zyrtare, 14 dhjetor 1946, f. 4; Liria, 19 maj 1993

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]