HYSA Shyqyrie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Dibër. Është internuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Ostreni (Dibër) në Berat, prej 10 prill 1946 deri më 30 nëntor 1947. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 629-630

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]