(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1928, në Vermosh, Malësi e Madhe. Arrestuar më 14 shtator 1951. Më 21 janar 1952, me vendim nr. 19, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për “bashkëpunim me diversantët, dhënie informatash dhe furnizimin e tyre” me vdekje pushkatim dhe humbjen e të gjithave të drejtave. Dënimi iu kthye me burg të përjetshëm. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 396-397
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]