HYSENBEGASI Aqif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Starovë, Pogradec. Arrestuar më 2 janar 1949. Më 24 shtator 1949, me vendim nr. 93, Gjykata (Ushtarake) Territoriale e Korçës e dënoi “për dhënie informatash” dhe “kalim pa pasaportë”, me 4 vjet burg dhe 200 lekë gjobë. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 475-476

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]