HYSENI Rasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1934, në Dibër. Më 21 tetor 1977, me vendim nr. 49, Gjykata e Rrethit të Dibrës e dënoi për «fyerjen e përfaqësuesit të pushtetit», me 4 vjet e 6 muaj burg. Më 5 nëntor 1975, me vendim nr. 97, Gjykata e Rrethit të Dibrës e dënoi për «agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor», me 8 vjet burg. Më 10 qershor 1988, me vendim nr. 63, Gjykata e Rrethit të Dibrës e dënoi për « largim nga vendi i internimit», me 2 vjet burg duke ju llogaritur në vuajtjen e dënimit edhe koha e paraburgimit qysh më 23 maj 1988. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 444

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]