HYSKA Fatmir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1958, në Fier. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit e dëbimit nga Korça në Fier, prej ditëlindjes deri më 30 shtator 1991, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 286-287

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]