HYSKA Mevlude
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1950,në Cangonj, Korçë. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 22, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Bilishti në N. B. Çlirim (Fier), prej 1951 deri në 30 shtator 1991, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 135-136

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]