IBI Resmije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Pogradec. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 28, më 18 prill 1994, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Pogradeci në Kamzë (Tiranë), prej 10 qershor 1949 deri më 10 dhjetor 1949. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 11-12.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]