Ibnu Batuta
(arabisht)
Udhëpërshkrues i madh mysliman. Ka lindur më 703/1304 në Marok. Vdiq më 799/1377. I ka bërë tri udhëtime të gjata, të cilat kanë zgjatur 29 vjet, duke arritur deri në Samarkand dhe në Kinë. Përshkrimin e udhëtimeve të tij e bëri në librin e tij “Rihlet Ibni Batuta” (Udhëtimet e Ibni Batutas).
[cite]