IBRAHYSA Hazir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1912, në Gjakovë. U arrestua më 24 shkurt të vitit 1945, dhe më 9 qershor të po atij viti, me vendim nr. 94, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor «se ka qenë rreshter i Rregjimentit ‘Kosova’ dhe ka marrë pjesë në masakrën e shkurtit 1943 në Tiranë» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike me punë të detyruar. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 442.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]