(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Juban, Shkodër. Më 20 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit», me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 92-93.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]