(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1913, në Kolonjë. Më 14 shtator 1946, me vendim nr. 264, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «ka organizuar mbledhje të ndryshme me qëllim për të përmbysur pushtetin popullor, ka marrë pjesë në krijimin e Komitetit Krahinor të Kolonjës» me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtës civile baras me kohën e ndëshkimit. Më 13 mars 1968, me vendim nr. 3, Gjykata e Korçës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 45-46.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit