(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik i lartë katolik, Kryeipeshkëv Metropolitan i Shkodrës (1993-1997), etnograf, përkthyes. U lind në fshatin Juban të Shkodrës, më 21 shkurt të vitit 1918. U shugurua meshtar më 18 dhjetor 1943. Shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina. Më 1967 u arrestua, dhe më 25 prill 1968 u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar. U emërua Ipeshkëv i Shkodrës dhe u shugurua nga Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së Tij në Shqipëri më 25 prill 1993. Vdiq më 22 tetor të vitit 1998. Vepra: «Kanuni i Skënderbeut» (Editrice La Rosa, Milot & Brescia, 1993); «Famullia e Milotit: Famullia e Shën Nikollës, Famullia e Shna Prendes, Famullia e Shna Vlashit» (me bashkëautor, Milot, 2006). Përkthime: Imzot Frano Illia «Illyricum Sacrum», vëllimi VII (mbaruar më 1963, botuar nga «ARBI» L.t.d, Prishtinë, më 2004).
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit