(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1955, në Vajkal, Bulqizë. Më 7 shkurt 1980, me vendim nr. 9, Gjykata Dibër e dënoi për agjitacion e propagandë, përgatitje për arratisje jashtë shtetit, vjedhje të pasurisë socialiste më shumë se një herë, dhe grabitje të pasurisë së tjetrit, me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 30.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]