(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1961, në Elbasan. Është dëbuar për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Fieri në Elbasan, prej datëlindjes deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 198-199.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]