(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Kreshovë, Kolonjë. Më 29 korrik 1992, me vendim nr. 14, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim/ dëbimit nga Kolonja në Fier dhe Elbasan, prej 17 qershor 1951 deri më 30 shtator 1991. Nga këto 7 vjet kanë qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 138-139.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]